Etno fest tash e katërmbëdhjetë vite, synon gjetjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të qëndrueshme të arteve dhe kulturës tradicionale duke i ofruar ato si lënde frymëzimi për artet kontemporane.
Ky festival ka bindjen se një art dhe një kulturë me identitet autokton mund të bëhet konkuruese në relacion me kulturat tjera rreth nesh dhe mund t`i përballojë ndeshjeve me megakulturat e fuqishme që rrezikojnë e kulturave të popujve të vegjël. Këtë vit edicioni i katërmbëdhjetë do të mbahet nga 10-18 Gusht 2024 në fshatin Kukaj.
Gjatë këtij edicioni do të mbahet punëtoria 10-ditore "Laboratori për sistemin e Grotovskit" ku do të mbahet nga aristi Italian Mario Biagini, ftohen aktorët, regjisorët, dramaturgët, dhe përfaqësuesit/et e skenës muzikore të aplikojnë në këtë punëtori që do të mbahet në kuadër të festivalit Etno Fest.
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2024 - BPB (Banka e vendit tënd)
Etnoneja me këngë shqiptare të kuruara me kujdes për 9 netë,
të udhëhequra nga bendët më të njohura në vend!
Festival i Arteve dhe Kulturës Tradicionale
Festival of Arts and Traditional Culture
Çdo gjë fillon në fitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi "Gomarët e Kufirit" ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë, ku me 26 maj 2010 do të jepet premiera e shfaqjes << Dardha pas bunarit >> e Arta Arifit, në regji të Iliriana Arifit. Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan kriimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillojë ngjarja më e madhe kulturore ETNO FEST, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. Në ndërkohë në vitin 2010 është blerë nga mjeku Ilaz Hysaj shtëpia më e vjetër e kësaj ane e cila pas renovimit do të shërbejë gjatë festivalit si vend autokton për biseda odash, promovime librash, etno performanca, ekspozita dhe shfaqje teatrore.
HTML Website Maker